Ministrja Xhaçka: Raporti i KE konfirmon avancimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me publikimin e Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2022 nga Komisioni Evropian.
Ministrja Xhaçka theksoi se raporti i vitit 2022 konfirmon se Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020, teksa u shpreh krenare që raporti njeh edhe punën e palodhur të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se pala shqiptare është e vetëdijshme për çështjet e ngritura në raport dhe është e vendosur t’i trajtojë ato një nga një, nën frymën e transparencës dhe bashkëpunimit.
Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për BE-në, teksa shtoi se raporti i këtij viti do të kthehet në një plan veprimi që do të shërbejë si një udhërrëfyes i ardhshëm për sundimin e ligjit, administratën publike, reformat dhe institucionet demokratike.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00