Ministrja Xhaçka pret Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Një partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Maria Schmid.
Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka, theksoi se:
“OSBE është një partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë që prej vitit 1997, me një kontribut të rëndësishëm në një sërë kauzash e reformash në vendin tonë. Ne e mirëpresim kontributin e pranisë së saj në reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të Shqipërisë”.
Lufta në Ukrainë ishte një prej temave të bisedës mes Ministres Xhaçka dhe zyrtares së lartë të OSBE.
Shqipëria ka mbështetur dhe financuar “Mekanizmin e OSBE-së për Moskën”, si një instrument i rëndësishëm llogaridhënieje dhe drejtësie për krimet e luftës, ndëkohë që është e zëshme në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe një anëtare aktive e Grupit të Miqve për Llogaridhënien në Ukrainë.
Në fjalën e saj  Sekretarja  e Përgjithshme e OSBE, Schmid, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, si dhe rolin e saj si  anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Schmid u shpreh se, Shqipëria është një anëtare aktive dhe e besuar e OSBE-së.
Ministrja Xhaçka i shprehu Znj. Schmid vlerësimin për drejtimin nga ana e saj në këto kohë krize të organizatës, si dhe kontributin që ajo dhe OSBE kanë dhënë në avancimin e barazisë gjinore dhe të Agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00