Ministrja Xhaçka në takimin e SEECP: Bashkëpunimi rajonal, kyç për të ardhmen tonë evropiane

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që u mbajt në Nju Jork.
Ministrja Xhaçka përgëzoi Malin e Zi për organizimin e këtij takimi, i cili sipas saj vjen në mes të një krize të paprecedentë të shkaktuar nga lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës.
Kryediplomatja shqiptare shprehu mirënjohje ndaj Greqisë për kryesimin e suksesshëm të SEECP-së, duke e çuar përpara perspektivën evropiane të rajonit.
Sipas saj, është koha që rajoni ynë të bëhet bashkë dhe të bashkëpunojë në të mirë të popullit dhe perspektivës evropiane.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve nga Evropa Juglindore dhe transformimin e këtij rajoni në një zonë paqeje, sigurie, stabiliteti dhe bashkëpunimi, me synimin kryesor integrimin e plotë të tij në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00