Ministrja Xhaçka: Mirënjohje Kanadasë dhe Suedisë për partneritetin dhe mbështëtjen e integrimit të Shqipërisë në BE

Gjatë samitit të NATO-s në Madrid, Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi takime dypalëshe me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohjen homologes kanadeze për partneritetin dhe miqësinë e fortë mes Kandasë dhe Shqipërisë.
Kryediplomatja Xhaçka falenderoi Ministren Ann Linde për mbështetjen e Suedisë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në mbylljen e samitit tre ditor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi për mediat se liderët e NATO-s kanë nënshkruar vendime kyçe, duke përfshirë forcimin thelbësor të parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës, një ftesë për Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00