Ministri Hasani: Shqipëria një aleat i përjetshëm dhe i padiskutueshëm i Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ritheksoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare, teksa nënvizoi se integrimi rajonal në BE mbetet mënyra e vetme për të garantuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Shqiptarët duhet të luajnë një rol të dorës së parë në këtë përpjekje për të ardhmen tonë të përbashkët. Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë në zemër të kësaj përpjekje. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike përgjatë vitit 2024. Integrimi i plotë i rajonit në BE është një dosmosdoshmëri dhe mënyra e vetme për të garantuar njëherë e mirë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor e rrjedhimisht  të vetë Evropës”, u shpreh kryediplomati shqiptar në konferencën e përbashkët për mediat me homologen Donika Gërvalla.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se siguria në veri të Kosovës mbetet sfidë, ndërsa shprehu mirënjohjen ndaj Shqipërisë për rolin që po luan për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës.
“Gjendja e sigurisë në veri mbetet sfidë. Duhet të jemi vigjilent. Me pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare Shqipëria do luajë rol më proaktiv për temat e sigurisë e paqes në rajonin tonë. U pajtuam për shkëmbime diplomatësh të rinj, rritjen e bashkëpunimit dhe realizmin e veprimtarisë të përbashkët, fuqizimin e diplomacisë publike, ekonomike, kulturore e të tjera”, tha ajo.
Vizita e Ministrit Hasani në Kosovë është në fakt pjesë e një turi në disa vende të rajonit. Pas Kosovës, kryediplomati shqiptar do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00