Ministri Hasani mikpret Sekretarin Blinken: Partneriteti Shqipëri-SHBA sa vjen edhe forcohet më shumë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mikpriti në aeroportin e Rinasit Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Duke ndarë disa momente nga mbërritja e Sekretarit Blinken, Ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale u shpreh se partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA sa vjen e forcohet edhe më shumë.
“Mirë se erdhe Antony! Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, shkruan ai.
Sekretari Blinken pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00