Ministri Bushati pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm në Komisionin Evropian Christian Danielsson

Ministri i Punëve Jashtme z. Ditmir Bushati, priti një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Komisionin Evropian z. Christian Danielsson. Takimi u zhvillua kuadër publikimit strategjisë re zgjerimit BE-së dhe Raportit këtij viti për Shqipërinë.

Gjatë takimit, z. Danielsson theksoi vlerësimin pozitiv Raportit Komisionit Evropian për progresin e qëndrueshëm Shqipërisë përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim

Ministri Bushati falenderoi për vlerësimet realiste Raportit Komisionit, duke nënvizuar se “për Shqipërinë raporti është një vlerësim për punën e bërë si dhe një udhërrëfyes për ato duhet bëjmë”.

Palët evidentuan rëndësinë e posaçme reformës drejtësi dhe impaktin e saj mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit organizuar.

Z. Danielsson vlerësoi bashkimin e Shqipërisë me qëndrimet dhe vendimet e Bashkimit Evropian kuadër Politikës Përbashkët Jashtme dhe Sigurisë Unionit. Ai nënvizoi gjithashtu vlerësimin pozitiv Komisionit Evropian për rolin e Shqipërisë nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

“Krahasimi i vlerësimeve Komisionit Evropian për gjitha vendet e rajonit tregon se vetëm Shqipëria ka pasur progres gjitha fushat e vlerësuara”, theksoi Ministri Bushati.

tej Ministri Bushati u shpreh se “për ne është e rëndësishme progresi i njohur nga Komisioni Evropian shërbejë si një burim energjie për nxitur angazhimin tonë objektivin e radhës, hapjen e negociatave anëtarësimit, duke siguruar përfitime qëndrueshme dhe prekshme për gjithë qytetarët e këtij vendi”.

Z. Danielsson e siguroi Ministrin Bushati për angazhimin e plotë Komisionit Evropian për arritjen e një progresi qenësishëm procesin e integrimit evropian.

këtë kontekst, palët evidentuan rëndësinë e koordinimit hapave mëtejshëm mes Shqipërisë, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare deri marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00