Ligjëratë mbi Prioritetet e Presidencës Hungareze të Këshillit të BE-së: Zgjerimi dhe Bashkëpunimi Rajonal në Fokus

Tiranë, 09 shtator 2024 – Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një ligjëratë mbi përparësitë e Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në zgjerimin e BE-së, përfshirë me Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë, z.Márton Ugrósdy, Zëvendës Sekretar Shtetit në Zyrën e Kryeministrit të Hungarisë dhe Drejtori Politik në Zyrën e Kryeministrit.
Zyrtari i lartë hungarez trajtoi  çështjet e sigurisë në rajon, politikën e jashtme hungareze ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat e lidhshmërisë dhe bashkëpunimit, në një kontekst më të gjerë.
Sipas z.Ugrósdy. Hungaria jep mbështetje për çdo shtet të rajonit tonë që kërkon t’i bashkohet BE-së apo NATO-s, si një detyrim moral, ndërsa iu referua historisë së 25 viteve të shkruara, në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Zgjerimi është përparësi kryesore e Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, për dy arsye kryesore:
1-  Për sigurinë dhe qëndrueshmërinë, jo vetëm në BE, por edhe në gjerë.
2-  Zhvillimi dhe fuqizimi ekonomik, varësisht kushteve sociale të secilit vend do të zvogëlojë, madje zhdukë probleme sociale, si emigracioni.
Sekretari hungarez i Shtetit foli edhe për marrëdhëniet me fqinjët, në funksion të integrimit european dhe bashkëpunimit ekonomik.
Kjo veprimtari shënon materializimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, institucionalizuar me një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëveprimin në Fushën e Trajnimit Diplomatik, të nënshkruar nga ministrat përkatës, në Budapest, më 12 mars 2024.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00