Këshillimi Kombëtar, Ministrja Xhaçka: 59% e shqiptarëve mbështesin Ballkanin e Hapur

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj gjatë seancës plenare në Kuvend, foli për rezultatet e Këshillimit Kombëtar.
Ministrja Xhaçka theksoi se rezultatet tregojnë që 59% e shqiptarëve mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur, duke vërtetuar që kjo mbështetje shkon përtej përkatësive politike.
Sipas kryediplomates Xhaçka, vetëm një proces konsolidimi i bashkëpunimit rajonal që sjell Ballkani i Hapur, mund të garantojë paqen, stabilitetin e sigurinë për Ballkanin Perëndimor.
“Ka dy arsye kryesore përse ne po punojmë kaq fort për Ballkanin e Hapur. Në njërën anë, sepse kjo nismë është një mekanizëm që zbaton e bën më efikase proceset e parashikuara në Procesin e Berlinit duke ju dhënë atyre pronësi lokale. Së dyti, dimensioni strategjik i kësaj nisme e cila në fakt, ashtu si Procesi i Berlinit, ngrihet mbi filozofinë që zgjidhja e problemeve që ka ende sot rajoni, kalon nga bashkëpunimi e integrimi”, tha ministrja Xhaçka.
Mbi 500 mijë shtetas shqiptarë u bënë pjesë e Këshillimit Kombëtar, duke dhënë mendimin e tyre për disa prej çështjeve më të rëndësishme që prekin vendin tonë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00