Deklaratë e përbashkët nga Qeveritë e Shqipërisë, Australisë, Bahreinit, Kanadasë, Kroacisë, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Gjermanisë, Guinea-Bissau, Hungarisë, Italisë, Kenias, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Holandës, Zelandës së Re, Maqedoni

Në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të paligjshme dhe të pamatura nga grupi Houthi kundër anijeve që kalojnë tranzit në Detin e Kuq dhe rrugët ujore përreth, forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, kryen disa sulme të tjera kundër tetë objektivave në Zonat e kontrolluara nga grupi Houthi të Jemenit në përputhje me të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes individuale dhe kolektive, në përputhje me Kartën e OKB-së. Këto sulme kishin si qëllim për të ndërprerë dhe ulur aftësinë e grupit Houthi për të vazhduar sulmet e tyre ndaj tregtisë globale dhe marinarëve të pafajshëm nga e gjithë bota, duke shmangur përshkallëzimin.
Mbi 30 sulmet, që grupi Houthi ka bërë ndaj anijeve tregtare dhe detare që nga mesi i nëntorit, përbëjnë një kërcënim për të gjitha vendet që mbështeten në transportin detar ndërkombëtar. Ne i dënojmë këto sulme dhe kërkojmë përfundimin e tyre. Ne gjithashtu theksojmë, se ata që furnizojnë grupin Houthi me armë për të kryer këto sulme, po shkelin Rezolutën 2216 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar. Përgjigja ndërkombëtare e 22 janarit ndaj sulmeve të vazhdueshme të grupit Houthi, tregoi vendosmëri të përbashkët për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e lundrimit dhe për të mbrojtur jetën e marinarëve nga sulmet e paligjshme dhe të pajustifikueshme

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00