Ceremonia e Çmimit të BE-së në Letërsi (EUPL) për vitin 2017

Këshilli Europian i Shkrimtarëve, Federata Europiane e Publikuesve dhe Federata Europiane dhe Ndërkombëtare e Librarive, mbështetur nga Komisioni Europian, organizuan më 23 Maj në Concert Noble Bruksel Ceremoninë e Çmimit të BE-së në Letërsi (EUPL) për 2017. Në ceremoni morën pjesë Komisioneri Europian për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport z. Tibor Navraksiks, Zëvendës-Presidenti i Parlamentit Evropian, Z. Dimitrios Papadimulis si dhe figura të tjera të njohura nga bota e letërsisë, kulturës dhe politikës. Në këtë ceremoni ishte e ftuar dhe mori pjesë edhe Ambasadorja Suela Janina.

Një ndër dymbëdhjetë fituesit e këtij edicioni ishte Rudi Erebara nga Shqipëria, me librin e tij “Epika e yjeve mëngjesit”. Prezantimi i çmimeve u bë sipas rendit alfabetik, duke u hapur nën një atmosferë festive me çmimin për vendin tonë. Ambasadorja Suela Janina u ftua në podium së bashku me Komisionerin Tibor Navraksiks dhe Zv/Presidentin e PE-së Dimitrios Papadimulis për dhënien e çmimit për z. Erebara. 

Veç vendit tonë, dymbëdhjetë autorët fitues të këtij viti të pranishëm në ceremoninë e Çmimit Evropian 2017 për Letërsinë ishin Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Hollanda, Serbia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00