Bushati mëngjes pune me Komisionerin Hahn

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një mëngjes pune Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn.

Ministri Bushati u shpreh se vizita e Komsionerit vjen në një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë: pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në varësi të progresit në zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në veçanti, Shqipëria e ka lançuar tashmë procesin e Vettingut. Ministri e informoi Komisionerin edhe mbi hapat konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare në përmbushje të të gjitha prioriteteve të anëtarësimit dhe konfirmoi vendosmërinë për progres të mëtejshëm. “Këto arritje përbëjnë një bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Ministri. 

Komisioneri Hahn vlerësoi vazhdimin e progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ai vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj, si element kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Hahn vlerësoi linjëzimin e politikës së jashtme të Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe rolin pro-aktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00