“Tryeza e Partnerëve”, Zv.Ministrja Malo: Potenciali i Diasporës për investim, jetik për zhvillimin e vendit

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, mori pjesë në takimin e titulluar “Tryeza e Partnerëve”- Perspektiva të reja investimi në atdhe, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Në fjalën e saj, Zv.Ministrja Malo theksoi rëndësinë që mbart diaspora shqiptare për zhvillimin e vendit.
“Ndonëse, diaspora aktualisht mund të jetë hezituese për të investuar ose zgjeruar biznesin në vendlindje, një potencial i tillë ekziston dhe duhet të shfrytëzohet, duke lehtësuar ndërveprimin, bazuar në interesa të përbashkëta ndërmjet bizneseve në vendet pritëse dhe Shqipërisë. I rëndësishëm në këtë proces është edhe transferimi i njohurive, duke pasur parasysh diapazonin e gjerë intelektual dhe teknologjik që diaspora mbart”, tha ajo.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Lazim Destani; Kryetari Ardian Lekaj, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali; Deputeti Lavdrim Krashi; Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi; Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi; Drejtore e Këshillit të Investimeve, Diana Leka; Jonida Lamaj nga Albanian-American Development Foundation etj.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00