MEPJ dorëzon në GJND deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dorëzon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike.
Në kuadrin e angazhimeve të qeverisë shqiptare në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dorëzoi një deklaratë me shkrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, e cila ka nisur procedurat e dhënies së një opinioni këshillimor për shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, mbi detyrimet ligjore të tyre ndaj ndryshimeve klimatike.
Kjo deklaratë, vjen pas komenteve të Kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, në dhjetor të vitit të kaluar, ku theksoi se vendet në zhvillim si Shqipëria, janë përpjekur pa u lodhur për të trajtuar sfidat e zhvillimit, duke u përballur me ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike, duke tërhequr vëmendjen për barrën disproporcionale që u vendoset vendeve në zhvillim në përballimin  e emergjencave klimatike, pavarësisht ndikimit minimal të tyre në këto situata.
Deklarata u përgatit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si dhe u mbështet nga ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe nga diaspora shqiptare.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konsideron se, këto procedura këshillimore mund të nxisin një reagim global më të unifikuar dhe më efektiv kundër ndryshimeve klimatike, dhe të luajnë një rol kyç në mbrojtjen e mjedisit, si për brezat e tanishëm ashtu edhe për brezat e ardhshëm. Shqipëria është krenare që ka mundësinë të kontribuojë në këto procedura, nisur dhe nga përvoja që ka fituar në drejtim të shfrytëzimit të energjisë së gjelbër dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023