“Vendim historik”, Ministri Hasani mirëpret vendimin në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Ministri Hasani e cilësoi vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës si historik për Kosovën dhe popullin e saj.
“ Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.  Dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. ”tha ai.
Nesër, më 17 Prill, Asambleja Parlamentare pritet t’i përcjellë rekomandimin Komitetit të Ministrave për ta marrë në shqyrtim.
Kosova paraqiti kërkesën për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023